Trupi i çmuar

Ky trup i çmuar njeriu- Xhe Congkapa (1367-1419)

Trupi i njeriut, në paqe me veten e vetë,
është më i çmuar se stolia më e rrallë.
Duaje fort trupin tënd,
është i yti vetëm kësaj radhe.

Forma e njeriut është e fituar me vështirësi,
është e lehtë për të humbur.
Të gjitha gjërat tokësore janë afatshkurtër,
si vetëtima në qiell.

Këtë jetë duhet ta dish,
si një spërkatje të vogël shiu;
Një diçka të bukur që zhduket,
ashtu siç vjen në jetë.

Prandaj risill në mëndje,
frymëzimin dhe aspiratat e tua.
Vendos të përdorësh çdo ditë dhe natë
për ti realizuar ato.

…amenduar nga Viveka 2015