Puxha e Trefishtë

I.

Nderimi hapës

Ne nderojmë Budën, të Përkryerin Mëndjendritur,
treguesin e Udhës.
Ne nderojmë Darmën, Mësimin e Budës,
që drejton nga errësira ne dritë.
Ne nderojmë Sangën, Miqësinë e dishepujve të Budës,
që frymëzon dhe udhëheq.

II.

Nderim për Tre Stolitë

Ne nderojmë Budën, dhe synojmë ta ndjekim Atë.
Buda pat lindur ashtu siç ne kemi lindur.
Çfarë Buda tejkaloi, edhe ne mund të tejkalojmë;
Çfarë Buda arriti, edhe ne mund të arrijmë.

Ne nderojmë Darmën, dhe synojmë ta ndjekim atë.
Me trup, komunikim, dhe mendje deri në fund.
Të Vërtetën në të gjitha pikëpamjet e saj,
Udhën në të gjitha fazat,
Ne synojmë ta studiojmë, ta praktikojmë, ta zbatojmë.

Ne nderojmë Sangën, dhe synojmë ta ndjekim atë.
Urdhërin e atyre që ecin Udhën.
Duke bërë përkushtimin tonë, një nga një,
Si një rreth që gjithmonë zgjerohet, Sanga rritet.

III.

Dhurata për Budën

Duke nderuar Budën, ne dhurojmë lule:
Lule që sot janë të freskëta dhe të çelura ëmbëlsisht,
Lule që nesër do jenë të vyshkura dhe të rëna.
Trupat tanë, ashtu si lulet, do kalojnë tutje.

Duke nderuar Budën, ne dhurojmë qirinj:
Atij që është Dritë, ne i japim dritë.
Nga llamba e Tij e madhe
ne ndezim një llambë më të vogël brënda nesh;
llambën e Bodit (në gjuhën Pali)
që shkëlqen brenda zemrave tona.

Duke nderuar Budën, ne dhurojmë temjanë:
Temjanë, aroma e të cilëve përshkon ajrin.
Aroma e jetës së përkryer, më e ëmbël se temjanët,
Përhapet në të gjitha drejtimet anembanë botës.