Pozicioni Gjysëm Kurrizor – Shtrirë në shpinë

https://image.jimcdn.com/app/cms/image/transf/dimension=784x10000:format=jpg/path/sd5bb08e12f75bcf7/image/i55d1c4e33781ec9b/version/1471595633/semi-supine-or-constructive-rest-in-the-alexander-technique.jpg
 

Shtrirë në dysheme për vetëm 15-20 minuta në ditë është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për trupin e njeriut. Kjo është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit Teknikën e Aleksandrit dhe është pjesë e “detyrave të shtëpisë” tuaj. Në Teknikën e Aleksandrit kjo është e njohur si pozicioni gjysëm kurrizor-i shtrirë në shpinë, çlodhje aktive, çlodhje konstruktive apo thjesht pozicioni i shtrirë, por ne zakonisht e kualifikojmë këtë me “punë” (si në “punë duke u shtrirë”).

Përfitimet e pozicionit gjysëm kurrizor i shtrirë në shpinë:

  • Lejon çlodhje apo relaksim të përgjithshëm të trupit
  • Pastron kreun e rrëmujës mendore
  • Ju lejon të qetësoheni para ose pas një ngjarjeje stresuese
  • Inkurajon një marrëdhënie të mirë në mes të kokës, qafës dhe kurrizit
  • Rrumbullakos disqet jastekore të shpinës
  • Lejon gravitetin për të bërë të gjithë punën për ri-pozicionimin e shpinës

Çfarë duhet bërë.

  • Idealisht, duhet bërë në mëngjes dhe më pas në mbrëmje mbas punës
  • Shtrihuni në një sipërfaqe me karpet, të ngrohtë, ku nuk do të ju shqetësojë askush
  • Vini një pirg të vogël librash nën kokë. Në qoftë se nuk ndiheni rehat, ndryshoni numrin / lartësinë e librave
  • Përthyeni gjunjtë dhe afroni këmbët afër me trupin. Nëse gjunjtë fillojnë të bien jashtë, provoni të lëvizni këmbët tuaja pak larg njëra-tjetrës
  • Pa e humbur mëndjen. Pa TV apo muzikë. Ideja është për të vëzhguar veten në heshtje për të parë se ku në trup i mbani streset tuaja
  • Qëndrojini duart pëllëmbë poshtë në barkun tuaj si fillim, por ndjehuni të lirë ti lëvizini ato me ngadalë më vonë

Çfarë duhet të jem duke menduar?

  • Lejoje të gjithë trupin të lirohet dhe të ndihet i mbështetur nga dysheja
  • Thuaji vetes se koka juaj është e mbështetur nga librat në mënyrë që qafa juaj nuk ka për të bërë asgjë – ajo mund me të vërtetë të lirohet. Librat janë për t’ju ndaluar tërheqien e kokës prapa, një zakon shumë i zakonshëm postural
  • Lejo shpinën që të zgjerohet dhe të zgjatet mbi dysheme pa sforcuar asgjë
  • Mendoni për gjunjtë të drejtuar drejt tavanit dhe lejoni kyçet e legenit të jenë të lirë – kjo do të ndihmojë kurrizin e poshtëm të lirohet
  • Lërini duart të lira, duke menduar për bërrylat tuaj që janë mbështetur butësisht nga dyshemeja (apo toka)
  • Lejo shpatullat tuaja të ndahen ngadalë larg nga njëra-tjetra
  • Bëhu i vetëdijshëm për ritmin natyror të frymëmarrjes tuaj dhe vetëm lereni të ndodhë
  • Vër re, por mos mbi-reago për atë që po ndodh rreth jush

Pozita gjysmë kurrizore e shtrirë në shpinë është vula e Teknikës së Aleksanderit. Ajo përfshin pjesëmarrjen tuaj aktive, por ju nuk duhet të ndërhyni me atë që po ndodh. Duke praktikuar “punën i shtrirë” ju do të përmirësoni dhe përshpejtoni kuptimin tuaj se si funksionon trupi juaj dhe ku ju jeni duke përdorur shumë përpjekje (apo mund).

Marrë dhe përkthyer nga Alex Tech Online.