Pesë Faktet

Janë pesë fakte që duhen soditur shpesh nga gjithëkush – qoftë burrë apo grua, shtëpiak apo një që është bërë murg. Cilat pesë?

  1. Është e sigurtë që unë do plakem;
    unë nuk mund ta shmang dot plakjen.
  2. Është e sigurtë që unë do sëmurem (gjatë jetës sime);
    unë nuk mund ta shmang dot sëmundjen (apo procesin e sëmundjes).
  3. Është e sigurtë që unë do vdes (një ditë);
    unë nuk mund ta shmang dot vdekjen.
  4. Unë do ndahem dhe do largohem (një ditë) nga gjithçka që eshtë e afërt dhe e dashur për mua.
  5. Unë jam pronari i veprimeve të mia,
    trashëgimtar i veprimeve të mia,
    veprimet janë mitra nga e cila unë kam dalë,
    veprimet janë lidhjet e mia,
    veprimet janë mbrojtja ime.
    Çfarëdo veprimesh do kryej, mirë apo gabuar,
    i këtyre unë do të bëhem trashëgimtar.

Më tej, dishepulli fisnik sodit kështu: Unë nuk jam i vetmi që është i sigurtë që do plaket, do sëmuret, do vdesë…që do ndahet dhe largohet nga çfarë është e afërt dhe e dashur…që është trashëgimtari i veprimeve të tij. Por kudo qëniet (e gjalla) vijnë dhe shkojnë, kalojnë tutje dhe ri-ngrihen, ato janë të gjitha subjekt të moshës së vjetër, sëmundjes, vdekjes, të ndarjes dhe largimit, dhe të gjithë janë pronarë dhe trashëgimtarë të veprimeve të tyre.