Palët

1.Ekperiencat paraprien nga mëndja,
udhëhiqen nga mëndja, dhe prodhohen nga mëndja.Në qoftë se një (njeri) flet ose vepron me një mëndje të papastër, vuajtja e ndjek atë, ashtu si rrota e karrocës ndjek këmbën e demit (që tërheq karrocën).

2.Ekperiencat paraprien nga mëndja,
udhëhiqen nga mëndja, dhe prodhohen nga mëndja.Në qoftë se një (njeri) flet ose vepron me një mëndje të pastër,lumturia e ndjek atë si një hije që nuk niset (largohet apo ndahet) kurrë.

3.Ata që i japin vëmendje mendimeve të tilla si
‘Ai më abuzoi, më qëlloi, më mposhti, më vodhi’, nuk kanë për ta qetësuar inatin (apo urrejtjen) e tyre.

4.Ata që nuk i japin vëmendje mendimeve të tilla si
‘Ai më abuzoi, më qëlloi, më mposhti, më vodhi’,kanë për ta qetësuar inatin (apo urrejtjen) e tyre.

5.Urrejtjet kurrë nuk qetësohen me urrejtje (në këtë botë).
Ato paqësohen me dashamirësi.Ky është ligji i përjetshëm.

6.Të tjerët nuk e kuptojnë se ne të gjithë po i drejtohemi vdekjes.
Ata që e realizojnë këtë,do heqin dorë nga grindjet.

7.Ashtu si era fryn poshtë një pemë të dobët,
ashtu edhe Mara1 rrëzon atë që jeton duke e parë pabukurën si të bukur,senset e të cilit janë të pakontrolluara, që është i papërmbajtur në ushqim,dembel, dhe inferior në fuqi.

8.Ashtu si era nut fryn dot poshtë majën shkembore të nje mali,
ashtu edhe Mara nuk rrëzon dot atë që jeton duke e parë pabukurën si të pabukur,senset e të cilit janë të kontrolluara, që është i përmbajtur në ushqim,dhe të cilit besimi dhe fuqia i janë ngjallur.