Oda e Miqve

 

Oda e Miqve – Rumi

 

Kjo të qënurit njeri është një odë për miq.
Çdo mëngjes një ardhje e re.

https://www.publicdomainpictures.net/pictures/310000/velka/stones-pile-water-zen.jpg

Një lumturi, një depresion, një dashakeqësi,
një vëmëndje momentare vjen si një vizitor i papritur.

Mirëpriti dhe argëtoji të gjithë!
Edhe nëse janë një turmë hidhërimesh,
që në një mënyrë të dhunëshme ta lënë shtëpinë bosh pa mobilje,
prapëseprapë, trajto çdo mik me nder.
Ai mund të jetë duke hapur vënd për një kënaqësi të re.

Mendimin e errët, turpin, keqdashjen,
priti tek dera duke qeshur, dhe ftoi brënda.

Tregohu mirënjohes për këdo që vjen,
sepse secili është dërguar si udhërrëfyes nga përtej.