Njollat

  1. Ti je si një gjethe e vyshkur:
    Njerëzit e Vdekjes të janë afruar ty.
    Ti je tek dera e nisjes,
    dhe ti nuk ke as diçka me vete për gjatë rrugës.
  2. Bëj një llampë (apo ishull) për veten tënde;
    Mundohu shpejt,
    (dhe) bëhu dikush që është shpirtërisht i pjekur.
    Me njolla të hequra, (dhe) i lirë nga gabimet,
    ti ke për të arritur pllajën hyjnore (bhumi),
    të atyre që janë të zhvilluar shpirtërisht (arija-nët)
  3. Ti je tani në moshë të thyer;
    ti ke çarë përpara ne prezencën e Vdekjes.
    Nuk ka vënd (për tu çlothur) në midis,
    (dhe) ti nuk ke as diçka me vete për gjatë rrugës.
  4. Bëj një llampë (apo ishull) për veten tënde;
    Mundohu shpejt,
    (dhe) bëhu dikush që është shpirtërisht i pjekur.
    Me njolla të hequra, (dhe) i lirë nga gabimet,
    ti nuk ke për ta përsëritur lindjen dhe plakjen (herë tjetër).
  5. Njeriu me kuptim, i heq njollat e tij gradualisht,
    pak nga pak, dhe nga momenti në momet,
    ashtu si argjendari (heq) papastërtitë e argjëndit.
  6. Ashtu siç ndryshku del nga hekuri,
    (duke) dalë prej tij e ha atë (vrullshëm),
    kështu edhe veprimet e tij,
    e çojnë shkelësin
    në një gjëndje të keqe mendore (dugati)…