Njeriu i Parimeve

      1. Ai nuk është njeri i parimeve (darmata – në gjuhën Pali)
        që gjykon ngutshëm çfarë është e advantazhuar.
        Personi i pjekur shpirtërisht që gjykon së bashku çfarë ështe e advantazhuar dhe e dizavantazhuar –

      2. që gjykon të tjerët paanësisht, me kujdes,
        dhe në përputhje me parimin –
        ai njeri i kuptimit, i ruajtur në parim,
        është thëne të jetë njeri i parimit.

      3. Një njeri nuk është i pjekur shpirtërisht (apo i mësuar)
        vetëm sepse ai flet shumë.
        Ai është thënë të jetë i pjekur shpirtërisht
        që është i sigurtë (në vetvete), miqësor, dhe pa frikë.

      4. Ai nuk është një enë e Mësimit (darmadara)
        vetëm sepse ai flet shumë.
        Ai që, duke dëgjuar vetëm pak,
        personalisht e sheh të Vërtetën,
        Ai (me të vërtetë) është një enë e Mësimit,
        ai njeri që nuk e mospërfill Mësimin.

      5. Një njeri (apo burrë) nuk është i vjetër (midis dishepujve)
        sepse koka e tij është gri.
        Edhe pse i moshës së pjekur,
        ai është quajtur i plakur me kotësi.

      6. Ai është quajtur me të vërtetë i vjetër (midis dishepujve)
        në të cilin gjenden e vërteta dhe principi,
        (së bashku me) pa-dhunësinë (ahimsa)
        (vetë) kontrollin (dhe) përmbajtjen,
        (dhe) që është pa njolla dhe i mënçur.

      7. Një që është xheloz, dorështërnguar, dhe i pandershëm
        nuk është njohur si ‘i mirë’ (sadurupa)
        vetëm nga llogjika e fjalimit të tij apo nga paraqitja e bukur.