Mendja dhe Trupi

Budizmi mëson që mëndja dhe trupi nuk mund të kuptohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kjo do të thotë se, ashtu si kultivimi i mëndjes nëpërmjet meditimit, dimensioni fizik i qënies është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Pra, përveç mësimdhënies së meditimit, shumë qëndra budiste Triratna gjithashtu japin mësim në Joga, dhe disa nga to kanë klasa ose ‘Ritrit’ në Tai Çi, Çi Gung dhe Aikido. Edhe pse këto nuk janë pjesë e programit mësimor bazë të qëndrave, shumë njerëz gjejnë përfitime të mëdha nga praktika e këtyre trajnimeve fizike me mësues me përvojë.