Krimbja

  1. E si mund të ketë gëzim, çfarë kënaqësie, kur gjithë kohën (gjithçka) flakëron
    (me zjarrin e trefishtë të vuajtjes, të pa-zgjatshmërisë dhe të pa-konsidueshmërisë)?
    I mbuluar (ashtu siç je) me errësirë të verbër, ti nuk kërkon një dritë!
  2. Shikoje këtë kukull të pikturuar (dmth., trupi),
    këtë masë plagësh të shtirur, fatkeq dhe plot me dëshira (të shqisave),
    asnjë nga të cilat nuk është e qëndrueshme apo jetëgjatë.
  3. I vyshkur është ky trup, një fole sëmundjesh, dhe i kalbshëm.
    Masa e kalbur copëtohet: vdekja është fundi i jetës.
  4. Ashtu si kungulli në vjeshtë
    këto kocka ngjyrë gri-dallandyshe shtrihen këtu të hedhura,
    çfarë kënaqësie (mund të mari dikush) duke i parë ato?
  5. (Trupi) është një qytet i ndërtuar prej kockave dhe i suvatuar me mish dhe gjak,
    (një qytet) ku ndodhen të fshehura krimbja dhe vdekja,
    krenaria dhe hipokricia.
  6. Edhe karrocat mbretërore të dekoruara në mënyrë të pasur
    (me kalimin e kohës) ndryshken; gjithashtu edhe trupi vyshket.
    (Por) e Vërteta (Darma) e të mirëve nuk tretet,
    (sepse) ata që janë me të vërtetë të mirë u flasin për atë të mirëve.
  7. Njeriu që mëson pak jeton si një dem stalle:
    mishi i tij rritet ndërsa mënçuria e tij jo.
  8. Shumë lindje kam pësuar unë në këtë proces të udhëtimit
    (në rrotullimin e egzistencës se kondicionuar),
    duke kërkuar ndërtuesin e shtëpisë dhe duke mos e gjetur atë.
    E dhimbshme është lindja e përsëritur.
  9. O ndërtues i shtëpisë, (tani) të kam parë!
    Kurrë më nuk keni për të më ndërtuar (mua) një shtëpi.
    Tratë e tu janë të gjithë të thyer, traversa jote e shpartalluar.
    Mëndja (e kondicionuar) gjithashtu ka shkuar të shkatërrohet:
    njëri ka arritur tek ndërprerja e dëshirës së shqisave.
  10. Ata që nuk kanë ndjekur jetën shpirtërore (Brahmaçarija) ,
    apo që nuk fituan pasurinë (e meritave) në rininë e tyre,
    (ata të tillë si këta) humbasin në mendime mbi të kaluarën
    si lejlekët në një pellg pa peshq.
  11. Ata që nuk kanë ndjekur jetën shpirtërore (Brahmaçarija) ,
    apo që nuk fituan pasurinë (e meritave) në rininë e tyre,
    (ata të tillë si këta) shtrihen si shigjeta të ndryshkura,
    duke u qarë për gjërat e lashta.