Kalamallarët

Sutra e Kalamallarëve

Pra, Kalamallarë (nga qyteti Kalama),
mos u udhëhiqni nga raportet,
apo tradita, apo thashethemet.

Mos u udhëhiqni nga autoriteti i teksteve fetare,
as nga logjika e thjeshtë apo konkluzioni,
as nga paraqitja e konsideruar,
as nga kënaqësia në mendimet spekulative,
as nga mundësitë në dukje,
as nga ideja: “Ky është Mësuesi ynë”.

Por, o Kalamallarë,
kur ju e dini për veten tuaj
se disa gjëra janë të dëmshme dhe të gabuara dhe të këqija,
atëhere hiqni dorë prej tyre…
dhe kur ju e dini se disa gjëra të caktuara janë të shëndetshme dhe të mira,
dhe se të mënçurit i besojnë ato të jenë kështu,
atëherë ti pranoni ato dhe ti ndiqni ato.