Hokusai thotë

Hokusai thotë – Roger Keyes

Hokusai thotë shiko me kujdes.
Ai thotë ki vëmendje, vërej.
Ai thotë vazhdo të kërkosh, qëndro kurioz.
Ai thotë nuk ka fund për shikimin.

Ai thotë mirëprite plakjen.
Ai thotë vazhdo të ndryshosh,
se bëhesh më shumë kush je me të vertetë.
Ai thotë ngec, pranoje, përsërit
vetveten përsa kohë është interesante.

Ai thotë vazhdo të bësh atë që dashuron.

Ai thotë vazhdo të lutesh.

Ai thotë çdokush nga ne është një fëmijë,
çdokush është i moçëm,
çdokush ka një trup.
Ai thotë të gjithë ne jemi të frikësuar.
Ai thotë çdokush duhet të gjejë
një mënyrë për të jetuar me frikën.

Ai thotë gjithçka është gjallë —
guackat, ndërtesat, njerëzit, peshqit,
malet, pemët, druri është i gjallë.
Uji është i gjallë.

Gjithçka ka jetën e vet.

Gjithçka jeton brenda nesh.

Ai thotë jeto me botën brenda teje.

Ai thotë nuk ka rëndësi nese ti vizaton,
apo shkruan libra. Nuk ka rëndësi nëse ti pret drunj apo kap peshq. Nuk ka rëndësi nëse ti ulesh në shpi dhe ngulitesh duke parë milingonat në verandën tënde opo hijet e pemëve dhe barishtet në kopshtin tënd.
Rëndësi ka që ti ke dashamirësi.

Rëndësi ka që ti ndjen.

Rëndësi ka që ti vëren.

Rëndësi ka që jeta jeton nëpërmjet teje.

Lumturi është jeta e jetuar nëpërmjet teje.
Gëzim është jeta e jetuar nëpërmjet teje.
Kënaqshmëri dhe forcë
është jeta e jetuar nëpërmjet teje.

Ai thotë se mos ki frikë.
Mos ki frikë.

Dashuro, ndjej, lëre jetën të të kapi prej dore.

Lëre jetën të jetojë nëpërmjet teje.