Heshtja

Heshtja – Rabin Gabriel Cousens

Heshtja nuk flet, por është mbrapa çdo mendimi, fjale, dhe veprimi.
Nuk mund të etiketohet, të futet në shishe, apo të komercializohet.
Është falas,
dhe është dera e lirisë.
Dhe mëndja,
pa pasur rëndësi se sa shumë përpiqet,
nuk mund të hyjë tek dera.
Lëre vartësinë tënde ndaj mëndjes.
Lëre lakuriq pa rrobat e mendimeve të saj,
dhe ti ke për të kërcyer lakuriq, vetëm, rrezatues dhe i lirë.
Eja bashkohu në kërcimin ekstatik të heshtjes
në Asgjënë çliruese.
Nuk ke asgjë për të humbur
përveç mëndjes tënde
dhe iluzionit se e Vërteta gjendet në mëndje.