Ftesa

Ftesa nga Oraja (Oriah)

Nuk më intereson
çfarë bëni për të jetuar.
Unë dua të di për
atë që ju dhëmb
dhe nëse ju guxoni të ëndërroni
për përmbushjen e mallit të zëmrës tuaj.

Nuk më intereson
sa jeni të vjetër.
Unë dua të di
nëse ju do të rrezikoni të
dukeni si një budalla
për dashurinë
për ëndrrën tuaj
për aventurën e të qënit gjallë.

Nuk më intereson
çfarë planetesh bëjne katror hënën tuaj…
Unë dua të di
nëse ju keni prekur
qëndrën e pikëllimit tuaj
nëse ju keni qënë të hapur
nga tradhëtitë e jetës
ose jeni bërë të rregjur dhe të mbyllur
nga frika e dhimbjes së mëtejshëme.

Unë dua të di
nëse ju mund të uleni me dhimbjen
timen ose tuajën
pa lëvizur për ta fshehur atë
ose për ta zbehur
apo rregulluar atë.

Unë dua të di
nëse ju mund të qëndroni me gëzimin
timin ose tuajin
nëse ju mund të kërceni me të egrën
dhe të lëni ekstasinë t’ju mbushi
deri te gishtat e këmbëve
pa na paralajmëruar për
të qënë të kujdesshëm
për të qënë realistë
për të kujtuar kufizimet
e të qënurit njeri.

Nuk më intereson
nëse historia që ju po më tregoni
është e vërtetë.

Unë dua të di nëse ju mund të
zhgënjeni një tjetër
për të qënë të vërtetë me veten tuaj.
Nëse ju mund të duroni
akuzën e tradhëtisë
dhe të mos tradhëtoni vetë shpirtin tuaj.
Nëse ju mund të jeni të pabesë
dhe për këtë arsye të besueshëm.
Unë dua të di nëse ju mund të shihni Bukuri
edhe kur ajo nuk është e këndshme
çdo ditë.
Dhe nëse ju mund të buroni jetën tuaj
nga prania e saj.

Unë dua të di
nëse ju mund të jetoni me dështimin
tuajin dhe timin
dhe ende të qëndroni në buzë të liqenit
dhe ti bërtisni argjendit të hënës së plotë
“Po.”

Nuk më intereson
të di se ku jetoni
ose sa para keni.
Unë dua të di nëse ju mund të zgjoheni pas natës së pikëllimit dhe dëshpërimit
të lodhur dhe të vrarë deri ne kockë
dhe të bëni atë që duhet bërë
për të ushqyer fëmijët.

Nuk më intereson
se kë ju njihni
ose se si ju erdhët deri këtu.
Unë dua të di nëse ju do të qëndroni
në qëndër të zjarrit
me mua
dhe të mos tkurreni përsëri.

Nuk më intereson
ku ose çfarë, ose me kë
ju keni studiuar.
Unë dua të di
se çfarë ju mban
nga brenda
Kur gjithçka tjetër rrëzohet.

Unë dua të di
nëse ju mund të rrini vetëm
me veten tuaj
dhe nëse me të vërtetë ju pëlqen
kompania që mbani
në momentet bosh.

Nga Oraja © Endërruese e Malit (Oriah © Mountain Dreaming)