E Keqja

  1. Bëhu i shpejtë për të bërë çfarë është (moralisht) e bukur.
    Përmbaje mëndjen ndaj së keqes.
    Atij që është i ngadaltë në të bërin mirë,
    mëndja e tij kënaqet në të keqe.

  2. Në qoftë se një njeri bën keq (një herë),
    mos e lë ta bëj atë zakon
    mos e lë ta vërë zëmrën në të.
    E dhimbshme është përmbledhja e së keqes.

  3. Në qoftë se një njeri bën mirë (një herë),
    lëre ta bëj zakon atë;
    lëre ta vërë zëmrën në të.
    E lumtur është përmbledhja e së mirës.