Dera

Miroslav Holub

Shko hape derën.
Ndoshta jashtë ndodhet
një pemë, apo një pyll,
një kopësht,
apo një qytet magjik.

Shko hape derën.
Ndoshta një qen po kërkon ushqim.
Ndoshta do të shohësh një fytyrë,
ose një sy,
apo imazhin,
e një pamjeje.

Shko hape derën.
Nëse ka mjegull,
do të kthjellohet.

Shko hape derën.
Edhe nëse ndodhet veçse
errësira duke punuar shtruar,
edhe nëse ndodhet veçse
era e zbrazët,
edhe nëse
asgjë
nuk ndodhet,
shko hape derën.

Të paktën
do të ndodhet
një skicë.