Dashuri Mbas Dashurie

Derek Walcott

Do të vijë koha
kur, me ngazëllim
ju do të përshëndesni veten tuaj që do jetë duke mbërritur
në derën tuaj, në pasqyrën tuaj
dhe secili do të buzëqeshë me pritjen e tjetrit,

dhe do thojë, uluni këtu. Hani.
Ju do ta doni përsëri të huajin që ishte vetja juaj.
Jepni verë. Jepni bukë. Jepjani mbrapa zemrën tuaj
vetvetes, të huajit që ju ka dashur

të gjithë jetën tuaj, të cilin ju e injoruat
për një tjetër, që ju njeh nga zemra (përmendësh).
Nxirrni jashtë letrat e dashurisë nga rafti i librave,

fotografitë, shënimet e dëshpëruara,
zhvisheni imazhin tuaj nga pasqyra.
Uluni. Bëni gosti me jetën tuaj.