Darmapada

Udha e së Vërtetës - parathënia nga Sangharakshita

Buda lindi rreth fundit te shekullit të 5të PES (Para Erës Sonë), ‘hoqi dorë’ nga bota në moshën 29 vjeç, arriti Iluminimin 6 vite më vonë, dhe kaloi pjesën tjetër të 45 viteve të jetës së tij duke komunikuar të Vërtetën që ai zbuloi, kujtdo që kishte dëshirë ta mësonte atë.

Ai e komunikoi atë të Vërtetë me gojë (oralisht), me mënyrën e fjalës së folur, ama shumë njerëz u prekën gjithashtu thellësisht vetëm nga prezenca e tij. Flalët e tij lanë përshtypje të thellë tek dëgjuesit e tij, aq sa disa prej tyre i mbajtën mend ato gjatë gjithë jetës së tyre dhe mbas vdekjes së tij i përsëritën ato për të mirën e të tjerëve. Në këtë mënyrë çeli dhe u zhvillua një traditë gojore e komunikimit të Darmës, e cila jo vetëm që ruajti mësimet e Budës, por edhe e organizoi, editoi, dhe e amplifikoi atë në mënyra të ndryshme. Procesi i transmetimit gojor i Darmës zgjati disa qindra vite dhe ndoshta nuk ishte deri në shekullin e parë PES (Para Erës Sonë) që diskurset e Budës dhe thëniet e tij filluan të angazhoheshin për shkrim.

Darmapada