Çfarë është – Erich Fried

Është çmenduri
thotë arsyeja
Është ajo që është
thotë dashuria

Është hidhërim
thotë kujdesi
Nuk është asgjë tjetër veç dhimbjes
thotë firka

Nuk ka të ardhme
thotë mprehtësia
Është ajo që është
thotë dashuria

Është qesharake
thotë krenaria
Është budallallik
thotë kujdesi

Është e pamundur
thotë përvoja
Është ajo që është
thotë dashuria.