Bari

Bari – Vincenzo Constantino

Egziston ai (ajo) që pi dhe mburret
me dehjen e vet.
Egziston ai që dehet dhe turpërohet
nga ndjenjat e veta.
Egziston ai që e vëzhgon të gjithë këtë
dhe e duron vetëm duke pirë.
Një gotë është një armë vdekjeprurëse
kur e mbështet
afër zemrës.
Jeta duhet të korrigjohet, duhet të korrigjohet…
është kaq e vështirë ta pish shqeto.
Bari nuk të dhuron kujtime
por kujtimet të çojnë gjithnjë
tek bari.